Përmbushet amaneti i parë i Fadil Vokrrit Përmbushet amaneti i parë i Fadil Vokrrit
Sot është përzgjedhur vendi ku do të zhvillohet Kupa e Botës në vitin 2026. Me shumicë votash, SHBA, Meksika dhe Kanada mposhtën Marokun që... Përmbushet amaneti i parë i Fadil Vokrrit

Sot është përzgjedhur vendi ku do të zhvillohet Kupa e Botës në vitin 2026.

Me shumicë votash, SHBA, Meksika dhe Kanada mposhtën Marokun që ishte kandidati tjetër për këtë organizim.

Kosova në këtë kongres votën e vetë e dha për palën fituese, pasi ashtu ishte edhe premtimi i Fadil Vokrrit.

Presidenti i ndjerë i FFK-së i kishte premtuar Meksikës se nëse pranohet në FIFA do t’ia jap votën për organizimin e botërorit.

Në anën tjetër, Shqipëria votën e vetë e ka dhënë për Marokun. /IndeksOnline/