Përmbytjet në Iran, dy milionë njerëz në nevojë për ndihma Përmbytjet në Iran, dy milionë njerëz në nevojë për ndihma
Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare, thanë organizatat bamirëse të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës... Përmbytjet në Iran, dy milionë njerëz në nevojë për ndihma

Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare, thanë organizatat bamirëse të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Sipas tyre, përmbytjet kanë lënë së paku 78 njerëz të vdekur dhe mbi 1,000 të tjerë të plagosur, ndërsa kanë dëmtuar rrugë, shtëpi, ura dhe toka bujqësore.

“Rreth 10 milionë njerëz në 2,000 qytete dhe qyteza janë prekur”, thanë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, miratoi të hënën tërheqjen e dy miliardë dollarëve nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit, për të ndihmuar të prekurit.

“Përdorimi i Fondit Kombëtar të Zhvillimit është i autorizuar nëse nuk ka burime të tjera”, tha Khamenei në një letër drejtuar presidentit të Iranit, Hassan Rohani.

Irani, sidomos pjesa lindore, është përfshirë nga përmbytjet qysh më 19 mars, si pasojë e shirave të furishëm./rel