Pesë nxënëse të Prishtinës përleshen mes vete. Intervistohen nga policia Pesë nxënëse të Prishtinës përleshen mes vete. Intervistohen nga policia
Pesë nxënëse të dy shkollave të Prishtinës janë rrahur sot në mes vete, ndërkaq momentalisht janë duke u intervistuar nga ana e policisë Lajmin... Pesë nxënëse të Prishtinës përleshen mes vete. Intervistohen nga policia

Pesë nxënëse të dy shkollave të Prishtinës janë rrahur sot në mes vete, ndërkaq momentalisht janë duke u intervistuar nga ana e policisë

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Aktualisht palët e përfshira në rast 5 persona (femra), janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq Express mëson se njëra nga vajzat e përfshira në rrahje është nxënëse e shkollës së mesme të lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë, ndërkaq katër të tjerat janë të një shkolle tjetër.