Pesë sëmundjet që mund t’i luftoni me brokoli Pesë sëmundjet që mund t’i luftoni me brokoli
Brokoli, është jo vetëm e shijshme, për t`u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban. Në mënyrë të veçantë, brokoli këshillohet... Pesë sëmundjet që mund t’i luftoni me brokoli

Brokoli, është jo vetëm e shijshme, për t`u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban.

Në mënyrë të veçantë, brokoli këshillohet t`i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen.

1. Kujdesi për sytë

Kryesisht, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV.

2. Sëmundjet e zemrës

Përveç antioksidantëve të përmendur më lart, brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karoten, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemrën të funksionojë, siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.

3. Kanceri

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi.

4. Anemia

Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi.

5. Ç’rregullimet në stomak

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut, sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime në stomak.