Pësoi sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së Pësoi sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së
Një punëtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit të enjten... Pësoi sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së

Një punëtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit të enjten e kaluar

Punëtori i Emergjencës Ali Hodolli, infermier dhe bartës i pacientëve, të enjten e kaluar u vu në aksion për të ndihmuar të plagosurit nga tragjedia që ndodhi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ndonëse kishte probleme shëndetësore me zemër, ai harroi vetën dhe vrapoi për t’i ndihmuar të tjerët, shkruan Gazeta Shneta.

Hodolli e vendosi vetën në shërbim për të shpëtuar jetën e pacientëve, por ky moment do të bëhej shkak që ta humbiste jetën e vet.

Gjatë kohës sa po ndihmonte të plagosurit Hodolli pësoi sulm që më vonë doli të ishte çarje e aortës abdominale. Mjekët e kanë futur menjëherë në sallën e operacionit, por për fat të keq nuk kanë mundur ta ndihmojnë të ndjerin.

Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët e tij të punës. Dr. Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij. “Me pikëllim po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, ka shkruar Mustafa.

Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të vrarë dy persona dhe dy të plagosur. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.