Petr Cech i bindur për titullin Petr Cech i bindur për titullin

Petr Cech i bindur për titullin

Sport 26 January, 2016, 18:22

Portieri i Arsenalit, Petr Cech është i bindur se mund të shpallet kampion i Premierligës me ‘Topçinjtë’. Pas humbjes nga Chelsea (0:1) në fundjavë,... Petr Cech i bindur për titullin

Portieri i Arsenalit, Petr Cech është i bindur se mund të shpallet kampion i Premierligës me ‘Topçinjtë’.

Pas humbjes nga Chelsea (0:1) në fundjavë, Arsenali ka humbur edhe vendin e parë në renditje, duke mbetur tri pikë prapa liderit Leicester City, ndërsa ka pikë të njëjta me Manchester Cityn.

Përkundër zhgënjimit në javën e shkuar, portieri i ‘Topçinjve’, Petr Cech, e sheh skuadrën e tij si pretendente për titullin e kampionit.

“Jemi vetëm tri pikë prapa Leicesterit dhe kjo diferencë mund të shkrihet lehtë”, ka thënë Cech për faqen zyrtare të Arsenalit.

“Në Premierligë nuk ka ndeshje të lehta, por nëse ia dalim të që të dalim nga situata të tilla, besoj se mund të fitojmë titullin”.

Arsenali do të ndeshet me Southamptonin në javën e 24-të.