Piatek kërkon t’i bashkohet gjigantit evropian Piatek kërkon t’i bashkohet gjigantit evropian
Krzysztof Piątek dëshiron t’i bashkohet Milanit pasi ai e konsideron veten si zëvendësues ideal i Gonzalo Higuainit, transmeton Sovrani.info. Ishte raportuar se Milani po planifikonte... Piatek kërkon t’i bashkohet gjigantit evropian

Krzysztof Piątek dëshiron t’i bashkohet Milanit pasi ai e konsideron veten si zëvendësues ideal i Gonzalo Higuainit, transmeton Sovrani.info.

Ishte raportuar se Milani po planifikonte një ofertë drejt Genoas për Piatek dhe tani Sport Mediaset thekson se edhe vetë lojtari po e kërkon një kalim në San Siro.

Sport Mediaset shpjegon se 23-vjeçari është i mendimit se Diavolo është klubi i vetëm që do t’i garantonte atij një vend startuesi në pozitën e sulmuesit qëndror.

Milani tani e ka parakaluar edhe Interit në garën për Piatek pasi ai shihej si zëvendësues i Icardit nëse ky i fundit vendos të largohet drejt Real Madridit.

Vlera e Piatek sillet rreth 50 milionë euro.    /Sovrani.info/