Plagosën me thika 27 vjeçarin, arrestohen babë e bir Plagosën me thika 27 vjeçarin, arrestohen babë e bir
Mbrëmjen e djeshme një i ri u plagos me thika në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Sot bëhet me dije se janë... Plagosën me thika 27 vjeçarin, arrestohen babë e bir

Mbrëmjen e djeshme një i ri u plagos me thika në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Sot bëhet me dije se janë arrestuar Edmond dhe Edjano Merkaj, babë e birë si autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit D. L, rreth 27 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.