Plagoset me armë 19-vjeçari në Laç, Policia jep detajet Plagoset me armë 19-vjeçari në Laç, Policia jep detajet
Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit. Mësohet se, i plagosuri është transportuar në spital për të marrë... Plagoset me armë 19-vjeçari në Laç, Policia jep detajet

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit.

Mësohet se, i plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit