Plagoset me armë zjarri një person në rrugën Prishtinë-Pejë Plagoset me armë zjarri një person në rrugën Prishtinë-Pejë
Një person është plagosur sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Pejë, në një pompë derivatesh. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë... Plagoset me armë zjarri një person në rrugën Prishtinë-Pejë

Një person është plagosur sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Pejë, në një pompë derivatesh.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Ajo ka deklaruar se bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.