Plani i Serbisë, ‘kolonizimi’ i Kosovës me mbi 20 mijë serbë Plani i Serbisë, ‘kolonizimi’ i Kosovës me mbi 20 mijë serbë
Plani i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sipas zëvendësdrejtorit të saj, Dushan Kozarev, parashikon ndërtimin e 10 deri në 15 vendbanime të... Plani i Serbisë, ‘kolonizimi’ i Kosovës me mbi 20 mijë serbë

Plani i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sipas zëvendësdrejtorit të saj, Dushan Kozarev, parashikon ndërtimin e 10 deri në 15 vendbanime të reja në veri dhe në jug, në të cilat do të vendosen mbi 20 mijë serbë nga Serbia. Një vendbanim i tillë ka nisur në Zveçan, fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut”. Opozita këtë e quan kolonizim të Kosovës

Qeveria e Serbisë ka planifikuar t’i zhvendosë në Kosovë mbi 20 mijë serbë nga Serbia nëpërmes një projekti për ndërtimin e vendbanimeve të reja, në veri të Kosovës, por edhe në jug të vendit.

Plani i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sipas zëvendësdrejtorit të saj, Dushan Kozarev, parashikon ndërtimin e 10 deri në 15 vendbanime të reja në veri dhe në jug, në të cilat do të vendosen mbi 20 mijë serbë nga Serbia. Një vendbanim i tillë ka nisur në Zveçan, fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut”.

Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u ka thënë medieve serbe se është mbajtur takimi i parë i grupit rajonal që ka marrë iniciativën për zgjidhjen e përhershme të personave të zhvendosur nga Kosova, ku është biseduar për format dhe mënyrën e kthimit të serbëve në Kosovë, të cilët janë zhvendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë.

Sipas Kozarevit, mënyra e deritashme e kthimit të serbëve në Kosovë nuk ka arritur efektet e dëshiruara.

“Plani ynë është që në të ardhmen të organizohet kthimi nëpërmes ndërtimit të vendbanimeve, ndërsa e para do të jetë ‘Lugina e Diellit’, që do të ndërtohet në Zveçan, në veri të Kosovës. Do t’i ndërtojmë vendbanimet në gjithë Kosovën dhe të shohim se a mund të kthehen prej 1 mijë deri 1500 njerëz në secilin vendbanim dhe që aty të jetojnë me dinjitet. Kjo duhet të zbatohet edhe në 15 vende të tjera në Kosovë. Të shohim se me çfarë fondesh do të mundë t’i ndërtojmë vendbanimet”, ka thënë Kozarev.