Plas keq te Barcelona, Pique sherr me Messin dhe Suarez në autobus Plas keq te Barcelona, Pique sherr me Messin dhe Suarez në autobus
Humbja 1-2 e Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias ka lënë një shije të hidhur te lojtarët. Sipas të përditshmes spanjolle... Plas keq te Barcelona, Pique sherr me Messin dhe Suarez në autobus

Humbja 1-2 e Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias ka lënë një shije të hidhur te lojtarët. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, yjet e këtij ekipi, liderët dhe veteranët Lionel Messi, Gerard Pique, Luis Suarez janë përfshirë në një debat të ashpër.

Katër protagonistët kanë zënë vendet në fund të autobusit dhe kanë diskutuar mes tyre me tone të ashpra, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk ka bërë zë. Sipas dëshmitarëve, debati ka zgjatur më shumë se 20 minuta dhe intensiteti e tonet ishin tepër të larta.

Debati vijoi edhe pasi lojtarët e tjerë kishin zbritur nga autobusi dhe prisnin të niseshin me avion për në Barcelonë. Për këtë arsye, nisje e avionit u shty me 10 minuta, pasi Messi dhe Pique vijuan diskutimet “kokë më kokë” në autobusin bosh. Pritet që të ketë lëvizje të bujshme e skuadra blaugrana gjatë kësaj vere.