Plisi element i identitetit tonë kombëtar Plisi element i identitetit tonë kombëtar
Shkruan Muhamet Rogova për Gazetën online Sovrani. Plisi mund të themi se është i vetmi element i kulturës materiale i trashëguar prej popullit shqiptar... Plisi element i identitetit tonë kombëtar

Shkruan Muhamet Rogova për Gazetën online Sovrani.

Plisi mund të themi se është i vetmi element i kulturës materiale i trashëguar prej popullit shqiptar që nga periudhat më të lashta historike, pra që nga periudha pellazgo-ilire e që përdoret edhe sot prej shqiptarëve. Them se është i vetmi element apo objekt, se objekteve të tjera e që nuk janë të pakta, armiqtë e popullit tanë por edhe pushtuesit e ndryshëm gjatë shekujve janë munduar jo vetëm që t’i mohojnë por edhe t’i pëvetësojnë. Mund ta përmendim vetëm rastin e Shqiponjës, simbolit tonë kombëtar që e kemi të skalitur edhe në flamurin tonë kombëtar kuq e zi me shqiponjën në mes.  Sipas mitologjisë,  shqiponjën e gjejmë si simbol edhe te Zeusi, Perëndi pellazge. Këtë në vazhdimësi e kanë pëdorur pellazgët, ilirët dhe shqiptarët. Si simbol e gjejmë edhe në familjen feudale të Kastriotëve  Por shqiponjën pellazge e pëvetësoi Perandoria Bizantine duke e bërë simbol të asaj Perandorie orthodokse dhe që më vonë si simbol u përdor prej të gjitha shteteve ortodokse si në Rusi, Serbi  e te shumë popuj të tjerë orthodoks.  Bile shumë dijetarë mendojnë se edhe shqiptarët e kanë marrë nga Bizanti. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe.  Për këtë ka shembuj të shumtë që nuk është këtu vendi për t’i përmendur apo për t’i numëruar. Vetëm plisin nuk janë përpjekur për ta pëvetësuar. Përkundrazi, përherë janë përpjekur për ta injoruar. Këtë mund ta ilustrojmë edhe me shembuj konkret në vijim. Kështu po ndodh edhe me gërmimet arkeologjike ku shumë prej artifakteve të zbuluara përpiqen t’i paraqesin si elemente të kulturave të pushtuesve të ndryshë që kanë kaluar mbi tokën shqiptare.

Vetëm plisi është i vetmi element material, jo vetëm që e vërteton lashtësinë dhe autoktoninë e popullit shqiptar, vazhdimsinë e pandërprerë të përdorimit të tij prej shqiptarëve, që nga periudha e pellazgëve e deri më sot, por këtë fakt nuk mund  ta mohojë askush, pra as armiqtë tanë tradicional.

Dikush mund të na thotë; “larg na qove, deri te pellazgët” Po ti referohemi historisë dhe trashëgimisë materiale të periudhes së antikitetit , mund të shohim me dhjetra  e dhjetra figura; skulptura, portrete, reliefe dhe basoreliefe ku paraqiten shtatoret e heronjëve apo edhe të personaliteteve të ndryshme me plisa në kokë në periudhën e lashtësisë. Me plisa në kokë paraqiten shtatoret e Helenës dhe Afërditës, e Akilit dhe bashkëkohasve të tij që kanë jetuar rreth njëmijë e dyqind vjet para erës tonë  e që vazhdojnë edhe me Pirron, mbretin e Epirit. Tradita e mbajtjes së plisit ka vazhduar edhe në mesjetë  ku dëshmohet me portretin e Lekë Dukagjinit që paraqitet me plis në kokë e që vazhdon të përdoret edhe sot.

Pra Plisi është përdorur prej të gjithë shqiptarëve në të gjitha kohët dhe në të gjitha territoret shqiptare. Kjo vërtetohet me sinonimet e shumta me të cilat emërtohet plisi. Në disa krahina emëtohet Plis. Dikund tjetër qylah, qeleshe, kapuç, feste etj.

Për ta vërtetuar se plisi edhe sot bartet prej shqiptarëve dhe vetëm shqiptarëve, mund ta ilustrojmë edhe me një fakt.  Kur të themi se shqiptarët janë autokton në këto troje që nga koha e pellazgëve të lashtë, duhet ta ilustrojmë me besimin e pellazgëve.  Ata i besonin Zotit të diellit dhe besonin se vetëm dielli është burim i tërë jetëve që lindin, rriten dhe jetojnë në tokë.  Për t’iu lutur dhe falur Zotit të tyre- diellit, kishin ngritur edhe Tempullin e Dodonës në maje të Malit të Tomorrit të cilin e quanin edhe vend i Perëndive. Tempulli në Malin e Tomorrit ishte ngritur shumë më herët se të caktohej Olimpi në Greqi si vend i Perëndive. Në tempullin e Dodonës në Tomorr jetonin murgjit e asaj kohe të cilët jo vetëm që i luteshin Zotit të tyre – diellit, por edhe përcaktonin fatet e njerëzve apo parashikonin edhe të ardhmen e tyre. Aty ishin Fatthënat, pra femra që përcaktonin fatet e njerëzve përmes shushuritjes së gjetheve të disa drunjëve që rriteshin rreth tempullit të Dodonës.  Kurse murgjit përcillnin lëvizjet e diellit , sidomos lindjen dhe perëndimin e tij.  Nata konsiderohej  vdekje, kurse dita me diell, konsiderohej jetë.  Sapo shfaqej dielli në mëngjesin e hershëm në horizont,  murgjit i binin këmbanave dhe i bënin thirrje popullit:  “Zgjohuni o njerëz se lindi dielli, lindi edhe një herë jeta, Zgjohuni dhe gëzojuni  kësaj dite të bekuar nga vetë Zoti ynë Dielli”  Dhe në këtë mënyrë për ta, për çdo ditë linte një jetë e re.  Duke u mbështetur në rëndësinë që kishte dielli për ta, e përdornin shprehjen (sintagmën) “lindi Dielli” që këtë shprehje nuk e gjejmë në asnjë gjuhë të popujve të tjerë. Deri vonë e mbaj në mend, që nëse dikush thoshte se “doli dielli”  nënat e tyre e mallkonin dhe iu thonin se ësht gjynah (mëkat) të thuhet “dulë dielli”  por përherë duhet të thuhet “Leu dielli” se për çdo ditë lind dielli e bashkë me të edhe jeta.  Duke  parë  rëndësinë që kishte dielli për jetët tona, në shenjë falënderimi  i kishin punuar edhe kapuçat, Plisat e bardhë në formë të diskut të diellit me të cilët i mbulonin kokat e tyre. Plisi pra konsiderohej si pjesë e identitetit të tyre kombëtar por edhe si pjesë e personalitetit të çdo individi. Askush nuk mund të shihej pa plis se konsiderohej si e turpshme. Ai njeri që shihej në rrugë apo në mese të ndryshme pa plis në krye, i thonin “Kryeshtrutë”

Nëse gjatë periudhave të pushtimeve të ndryshëm të popullit shqiptar, sidomos nëpër qytete ju ishte imponuar përdorimi i kapuçave të kuq me xhufkë, nëpër fshatra kryesisht vazhdonte të përdorej plisi i bardhë. Por në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, plisi filloi të përdorej në mënyrë masive prej të gjithë shqiptarëve. Ja disa dëshmi:

Në Kuvendin e Junikut, nuk u pranuan të merrnin pjesë, ata që mbanin kësula turke, prandaj, ata që mbanin të tilla u detyruan t’i  flakin e të marrin qeleshe tradicionale shqiptare.

Në një bashkëbisedim telefonik nga Vlora me Elbasanin më 29 nëntor 1912, Lef Nosi lajmëronte Elbasanin; “Qeleshet e bardha këtu u shtenjtuan shumë”. Janë këto dy dëshmi, për të treguar se, Shpallja e  Pavarsisë Kombëtare Shqiptare ishte një hap në vetëndërgjegjësimin popullor  e të krenarisë kombëtare.1)       (Jaho Brahaj, “Flamuri i kombit shqiptar” f. 142 ).

Për plisin janë thurrur edhe shumë legjenda që na vijnë që nga koha e mitologjisë antike.  Sipas legjendës thuhet: Leda, e bija e Teslios, mbretit të Etolisë ishte gruaja e Tindareos, mbretit të Spartës. Ajo u dashurua nga Zeusi  pellazg i Dodonës që iu shfaq asaj si një mjellmë e bardhë afër ujërave të lumit Eurota. Mjellma u bashkua me Ledën e si fryt i kësaj dashurie linden binjakët qiellor nga hapja e dy vezëve: Kastori e Pelluski dhe Helena e Trojës me Klitemestrën. Mbi numrin e fëmijëve hyjnor e tokësor (d.m.th. të vdekshëm) të Ledës ekzistojnë edhe variante të tjera nga autorë antik. Në rastin e kapelës frigase është evidente kjo gjë por edhe qeleshja e mirëfillt shfaqet në dy buste të Helenës së Trojës. Kjo lidhet me dashurinë ne mes të  Zeusit të shëndërruar në mjellmë dhe Ledës së bukur. Nga ky bashkim lindën katër binjak, dy mashkuj dhe dy femra, Kastori dhe Pelluksi (njeri edhe si dioskurët) dhe Helena dhe Klitemestra. Shenja e qeleshës në kokat e dy binjakëve meshkuj dhe të Helenës është tipari i tyre hyjnor, prejardhja e tyre nga Zeusi. Ky është shpjegim i bërë zakonisht, duke qenë se binjakët lindën nga dy vezët. Qeleshja kësisoj është simbol i lëvozhgës së vezës për të bërë të ditur prejardhjen e tyre të pazakontë e hyjnore.