Po karikonte telefonin në banjë, gjendet e vdekur 26 vjeçarja Po karikonte telefonin në banjë, gjendet e vdekur 26 vjeçarja
Një 26-vjeçare që është cilësuar si “lojtarja seksi e pokerit” në Rusi është gjetur e vdekur nga një goditje elektrike në banjën e saj.... Po karikonte telefonin në banjë, gjendet e vdekur 26 vjeçarja

Një 26-vjeçare që është cilësuar si “lojtarja seksi e pokerit” në Rusi është gjetur e vdekur nga një goditje elektrike në banjën e saj. Lilija Novikova ishte vetëm në shtëpi dhe trupi i saj u zbulua në dyshemenë e banjës së saj në Moskë.

E reja besohet se ka qenë duke karikuar telefonin e saj në banjë, kur u godit nga rryma elektrike. Liloja Novikova ishte shumë e aftë me numrat dhe kishte një diplomë të klasit të parë në inxhinieri nga një universitet i lartë rus.

Ajo kishte shmangur ofertat për të punuar në kompanitë e mëdha industriale e dhe në vend të kësaj u bë një yll profesional pokeri, me një karrierë fitimprurëse. E njohur si një lojtare online dhe pokerit të vërtetë, ajo u shfaq në internet, në kanalet e pokerit. Prindërit e Novikovës u shqetësuan kur ajo nuk iu përgjigj telefonit në banesë.

Ata i kërkuan një fqinji të kontrollonte banesën dhe trupi i saj u gjet në dyshemenë e banjës. Autoritetet ruse thanë se nga konstatimet e para, rezulton se e reja ka gjetur vdekjen nga goditja elektrike.