Po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrjejtë të SHBA-s në dialog Po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrjejtë të SHBA-s në dialog
Dobësimi i brendshëm i BE-së, destruktiviteti i vazhdueshëm i Beogradit, vendosja e taksës nga ana e Kosovës si masë reciprociteti e platforma për bisedime... Po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrjejtë të SHBA-s në dialog

Dobësimi i brendshëm i BE-së, destruktiviteti i vazhdueshëm i Beogradit, vendosja e taksës nga ana e Kosovës si masë reciprociteti e platforma për bisedime po çojnë drejt kolapsit të bisedimeve në formatin e tanishëm.

Dialogut të tej zgjatur a pa farë rezultati konkret të Brukselit, ku është folur vetëm për Kosovën dhe pozitën e serbëve në të si duket po i vjen fundi. Të gjitha indikacionet janë se po krijohen kushtet që SHBA-të ose të përfshihen më aktivisht ose edhe ta marrin rolin prijës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Nuk janë të rastësishme vizitat e zyrtarëve të lartë amerikan në Prishtinë, deklarimet e tyre për domosdonë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e deri tek përfshirja përmes letrave e deklaratave edhe e Presidentit Tramp e Sekretarit të Shtetit Pompej. Kjo përfshirje e amerikanëve dhe zgjidhjet që mund të vijnë, duhet shikuar edhe nën prizmin e përpjekjeve amerikane për të ndalur depërtimin çdo herë e më të hapur të interesave ruse në rajonin e Ballkanit.