Pochettino te Juve, familjari i trajnerit lëshon sinjalin e fortë Pochettino te Juve, familjari i trajnerit lëshon sinjalin e fortë
Ndërkohë që Tottenham përgatitet për të realizuar ndeshjen e sezonit, e me siguri, më të rëndësishmen e kohëve moderne, finalen e Champions League ndaj... Pochettino te Juve, familjari i trajnerit lëshon sinjalin e fortë

Ndërkohë që Tottenham përgatitet për të realizuar ndeshjen e sezonit, e me siguri, më të rëndësishmen e kohëve moderne, finalen e Champions League ndaj Liverpool, i afërmi i trajnerit të “Spurs-ave”, Daniele Pochettino, në një prononcim për “TuttoJuve.com” ka zbuluar një opsion të mundshëm për merkaton e verës.

“Pochettino si zëvendësuesi i Allegrit te Juve? Në fakt, mendoj se është shumë e mundshme. Mauricio ka dëshmuar se është një trajner i madh dhe sigurimi i pjesëmarrjes në finalen e Champions League është një provë e qartë”, deklaroi i afërmi i trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino.

“Favorit për fitimin e Champions League? Le ta shohim. Që të dyja skuadrat kanë shanse të mira. Objektivi i Juventus është fitimi i trofeut të Champions dhe Mauricio mund t’i çojë ata aty ku duan. E gjithë familja do të pëlqente që ai të bashkohej me Juven”, vijoi Daniele.