Pogba afër rikthimit në Torino, Juventus ofron dy lojtarë për të Pogba afër rikthimit në Torino, Juventus ofron dy lojtarë për të
Sa herë që afrohet fillimi i merkatos, aktivizohet telenovela “Pogba”. Mesfushori i Manchester United sipas të gjitha gjasave po kalon javët e fundit në... Pogba afër rikthimit në Torino, Juventus ofron dy lojtarë për të

Sa herë që afrohet fillimi i merkatos, aktivizohet telenovela “Pogba”.

Mesfushori i Manchester United sipas të gjitha gjasave po kalon javët e fundit në “Teatrin e Ëndrrave”, derisa skuadrat më të interesuara për të mbeten Real Madrid dhe Barcelona, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia e rikthimit në Torino, pasi Juventusi është i gatshëm që të ofrojë dy futbollistë për të.

Drejtuesit bianconerë janë të gatshëm që të heqin dorë nga Dybala dhe Alex Sandro, vetëm e vetëm që të arrijnë t’i sigurojnë shërbimet e kampionit të botës me Francën.

Gjithsesi, “Zonja e Vjetër” edhe më tutje nuk e ka gjetur pasardhësin e Allegrit, ndërsa me të përfunduar atë çështje, që tash e disa ditë ka mbuluar ballinat e mediave italiane, do të hidhet në sulm për të përforcuar skuadrën.

Përforcimin, kuptohet, e bën që të jetë kandidatë potencial për të triumfuar në Champions, trofe që i mungon tash e një kohë të gjatë.