Paul Pogba duket se nuk do të transferohet në ‘Camp Nou’. Sipas të përditshmes katalunase “Mundo Deportivo”, Barcelona ka hequr dorë përfundimisht nga mesfushori...

Paul Pogba duket se nuk do të transferohet në ‘Camp Nou’.

Sipas të përditshmes katalunase “Mundo Deportivo”, Barcelona ka hequr dorë përfundimisht nga mesfushori i Juventusit, Paul Pogba.

Sipas Mundo Deportivos, trajneri Luis Enrique, mendon se ka mesfushorë të mjaftueshëm dhe se gjatë verës dëshiron të sjell në Camp Nou një qendërmbrojtës të klasit botëror, transmeton express.

Nëse Barcelona ka hequr dorë përfundimisht nga Pogba, atëherë Real Madrid dhe Manchester City janë favoritët kryesor për të nënshkruar me francezin.