Policia jep detaje shtesë për 16 vjeçarin që u ther me thikë mbrëmë në Prishtinë Policia jep detaje shtesë për 16 vjeçarin që u ther me thikë mbrëmë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e mbrëmshëm në Prishtinë ku një 16 vjeçar mbeti i therur me thikë. Sipas... Policia jep detaje shtesë për 16 vjeçarin që u ther me thikë mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e mbrëmshëm në Prishtinë ku një 16 vjeçar mbeti i therur me thikë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është goditur në këmbë nga një i dyshuar i gjinisë mashkullore, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Viktima ka pësuar lëndime të rëndë trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo gjendja e tij sipas mjekëve është stabile.

Me urdhër të prokurorit janë ndermarr veprimet policore.