Policia tregon se çfarë konfiskoi në aksionin nëpër “Call Center” Policia tregon se çfarë konfiskoi në aksionin nëpër “Call Center”
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksion e zhvilluar sot në bashkëpunim me autoritete e drejtësisë gjermane, kanë sekuestruar dokumentacione, pajisje, automjete si... Policia tregon se çfarë konfiskoi në aksionin nëpër “Call Center”

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksion e zhvilluar sot në bashkëpunim me autoritete e drejtësisë gjermane, kanë sekuestruar dokumentacione, pajisje, automjete si dhe janë ngrirë pasuritë, llogaritë bankare personale dhe biznesore disa personave të dyshuar për vepra penale.

Siç është njoftuar më parë, sot Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë (6), lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.

Operacioni i kontrollit është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve policor nga shteti i Gjermanisë.

Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar.

Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në (2) dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në (4) katër lokacione.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

63 foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.

Janë konfiskuar një numër i madh i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar .

Janë sekuestruar gjithsej edhe 6296,50 euro.

12/orë dore të llojeve t ndryshme si Armani, Rolex, Festina, Fossil, Svatsh, Boss.

Një veturë e tipit Porshe.

Një mortor i tipit Yamaha.

Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.

Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi, të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim.