Prej sot në Kosovë do të nis të realizohet projekti artistik “Inside Out”, me moton “Përmes Syve të Mi” (FOTO) Prej sot në Kosovë do të nis të realizohet projekti artistik “Inside Out”, me moton “Përmes Syve të Mi” (FOTO)
Nga një shtand fotografik do të vendoset në shtatë komuna të Kosovës ku njerëz të ndryshëm do të kenë mundësinë të bëjnë fotografi portretesh... Prej sot në Kosovë do të nis të realizohet projekti artistik “Inside Out”, me moton “Përmes Syve të Mi” (FOTO)

Nga një shtand fotografik do të vendoset në shtatë komuna të Kosovës ku njerëz të ndryshëm do të kenë mundësinë të bëjnë fotografi portretesh të gëzuara të cilat më pas do të ekspozohen në disa hapësira të zgjedhura publike të Prishtinës.

Prej sot në Kosovë do të nis të realizohet projekti artistik “Inside Out”, me moton “Përmes Syve të Mi” i cili ka për qëllim të mbledh fotografi me portrete të njerëzve të gëzuar, të cilat më pas do të ekspozoheshin në hapësira publike.

Ky projekt është inicuar nga OJQ Iniciativa për Prosperitet në Kosovë, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Lëvizjes Globale Inside Out me bazë në New York, SHBA.

Organizatorët kanë bërë të ditur se duke pasur besim të plotë në fuqinë transformuese të artit, synojnë që përmes këtij projekti artistik të ndryshojmë paragjykimet dhe përceptimet negative të shoqërisë sonë për situatën e përgjithshme në vend, duke paraqitur portrete me fytyra të lumtura që shprehin pozitivitet të njerëzve që na rrethojnë.

“Jo rastësisht, projektin e kemi titulluar “Përmes Syve të Mi”, meqenëse besojmë se përmes syve tonë mund të shohim që ekziston ende shpresa për një të ardhme të ndritur në horizont. Ne dëshirojmë që edhe të tjerët të përceptojnë ndryshe situatën e tanishme si brenda ashtu edhe jashtë dhe të braktisin përceptimet negative” thuhet në njoftimin për medie me rastin e inicimit të këtij projekti.

Portretet do të realizohen në shtatë komuna të Kosovës, duke filluar nga sot më 15 Gusht 2016, ku një shtand fotografik do të vendoset në secilën komunë dhe njerëz të ndryshëm do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e lëvizjes. Portretet e realizuara do të ekspozohen në disa hapësira të zgjedhura publike të Prishtinës, që do të jenë të qasshme për të gjithë.

Projekti Inside Out daton nga viti 2011 kur në konferencën TED në Kaliforni, artisti francez JR bëri thirrje për krijimin e këtij projekti artistik global të inspiruar nga postimet e tij masive nëpër rrugë. Më konkretisht, ky projekt përdor portretet dhe historitë e njerëzve të ndryshëm për të përçuar një mesazh më specifik mbi një çështje të caktuar sociale./KultPlus.com