Presidenti i Bayernit: Do ta blinim menjëherë Mbappen Presidenti i Bayernit: Do ta blinim menjëherë Mbappen
Presidenti i Bayern Munichut nuk beson se klubi i tij ka mundësi financiare për ta blerë superyllin francez, Kylian Mbappe, pa u futur në... Presidenti i Bayernit: Do ta blinim menjëherë Mbappen

Presidenti i Bayern Munichut nuk beson se klubi i tij ka mundësi financiare për ta blerë superyllin francez, Kylian Mbappe, pa u futur në telashe.

Presidenti i kampionit në fuqi gjerman, Uli Hoeness, thotë se ai do të blinte menjëherë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini nëse do të kishte mundësi financiare, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi 20-vjeçar është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Ligue 1 me 27 gola të shënuara në 26 ndeshje. Kjo ka bërë që reputacioni i tij si talenti më i madh i ri në botën e futbollit të theksohet edhe më shumë.

Mbappe, i cili verën e kaluar u shpall kampion bote me Francën, shihet si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në botën e futbollit.

Për francezin është spekuluar vazhdimisht se do të transferohet në Real Madrid, madje edhe para se të bëhej pjesë e Paris Saint-Germainit, kur ishte ende lojtar i Monacos. Tani besohet se madrilenët janë të gatshëm ta thyejnë rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në botë duke e blerë Mbappen.

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, e ka pranuar se ai do të ishte shumë i lumtur ta shtonte në skuadrën e tij sulmuesit francez, mirëpo shtoi se klubi i tij nuk ka mundësi financiare për ta blerë Mbappen.

“Do ta blija Mbappen menjëherë. Ai është lojtar i mrekullueshëm. Por, ne nuk i kemi paratë e nevojshme për këtë gjë. Nuk ka të bëjë me a vlen aq shumë para Mbappe. Pyetja është: A mund dikush ta paguajë atë çmim për të pa u futur në probleme financiare?”, është shprehur Hoeness.

“E kam lexuar se piktura më e shtrenjtë në botë kushton pothuajse 400 milionë euro. A vlen kaq shumë një vepër arti? Natyrisht që jo! Por, nëse dikush do me të vërtetë ta ketë, atëherë ky është vendimi që duhet ta marrë”.

UEFA nuk i lejon klubet të shpenzojmë më shumë para sesa që fitojnë dhe klubet që janë në borxhe nuk lejohen të shpenzojnë edhe më shumë sesa që kanë mundësi. Këto rregulla, UEFA i cakton përmes FFP-së, ndershmërisë financiare.