Presidenti Nishani, thirrje klasës politike për të gjetur gjuhën e përbashkët Presidenti Nishani, thirrje klasës politike për të gjetur gjuhën e përbashkët
Në fjalën e mbajtur gjatë një takimi me diplomatë të huaj në Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit tha se reforma ka hyrë në... Presidenti Nishani, thirrje klasës politike për të gjetur gjuhën e përbashkët

Në fjalën e mbajtur gjatë një takimi me diplomatë të huaj në Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit tha se reforma ka hyrë në një fazë kyç dhe procesi mund të rigjallërohet përmes bashkëpunimit të hapur e vullnetmirë në kornizën kuadër që ka ofruar Venecia.
“Përfitoj nga rasti t’u bëj edhe një herë thirrje të gjitha palëve, politike dhe të shoqërisë civile, që me transparencën e nevojshme dhe duke i qëndruar besnikë angazhimit të parë për të përqafuar frymën dhe orientimet tashmë eksplicite të Komisionit të Venecias, të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore. Në këtë frymë konstruktive do të vazhdoj të mbështes plotësisht dhe të lehtësoj, nëse nevojitet, çdo përpjekje e angazhim”, tha Nishani.