Prezantohen filmat që do të shfaqen sot në “DokuFest” Prezantohen filmat që do të shfaqen sot në “DokuFest”
Në konferencën e radhës për media të “DokuFest”-it janë prezantuar filmat të cilët do të shfaqen sot. Për të folur për filmin “Batusha’s house”,... Prezantohen filmat që do të shfaqen sot në “DokuFest”

Në konferencën e radhës për media të “DokuFest”-it janë prezantuar filmat të cilët do të shfaqen sot.

Për të folur për filmin “Batusha’s house”, të pranishëm ishin dy regjisorët e filmit, Tino Glimann dhe Jan Gollob. Glimann dhe Gollob janë arktitektë me profesion dhe kishin mësuar nga shokët e tyre shqiptarë  në Zvicër se azilkërkuesit nga Kosova ende vazhdojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre (me fitimet nga puna që bëjnë në Zvicër). Të habitur nga kjo, ata kanë ardhur në Prishtinë për të ndjekur procesin e ndërtimit të shtëpisë së Kadri Batushës. Kadri Batusha  ka 15 vite që po ndërton shtëpinë e tij në Prishtinë, pa leje pune, plan apo arkitekt. Ai është përkujdesur vetë për gjithcka që ka të bëjë me shtëpinë. Nga pikëpamja e tyre si arkitektë, regjisorët thanë se shtëpia është e qëndrueshme. “Në një mënyrë Batusha ka vendosur biografinë e tij në atë shtëpi interesante dhe kjo tashmë është e dukshme”, tha Glimann. Kadri Batusha do të jetë Iipranishëm sonte, në shfaqjen e e filmit në ora 20:00.

Fondi “Field of Vision” ka sjellë në DokuFest filmat  “Gatekeeper”, “Like” dhe “The Journey”.

“Gatekeeper” pasqyron punën e vështirë të një detektivi të pensionuar i cili i përkushtohet parandalimit të vdekjeve në të ashtuquajturat “shkëmbinjtë për vetëvrasje” . Regjisorja vlerësoi bashkëpunimin me Field of Vision. “Ata të japin shumë liri për të vepruar gjatë xhirimeve” tha Yung Chang.

Në një kohë ku vlerësohemi nga popullariteti që gëzojmë në rrjetet sociale, Garret Bradley ka realizuar filmin e shkurtër “Like”. Filmi paraqet një ngjarje shumë interesante, e cila së fundi është bërë industri në vete – njerezit paguhen për të bërë like dhe folloë në rrjetet sociale. “Ekziston një grup i të rinjëve që duan të punojnë nga shtëpia, s’duan të kenë shefin e tyre dhe kjo është puna e duhur për ta” tha Bradley.

Në një seri të dokumentarëve me gjashtë pjesë, regjisori Mathew Cassel ndjek rrugëtimin 1800 kilometërsh të një refugjati sirian, i cili largohet nga Damasku për ti ofruar gruas dhe fëmijëve një jetë më të mirë. “Fillova të ndjek një person i cili po vinte në Evropë dhe kam bërë gjithë udhëtimin bashkë me të, kur për herë të parë u hap kufiri nga Ballkani për refugjatët dhe për mua ishte çështje urgjente ndjekja e kësaj ngjarjeje”, tha Cassel. Ai kishte filluar xhirimet me fondet e tij por më pas kishte vazhduar të bashkëpunojë me Field of Vision dhe The New Yorker.

Disa nga regjisorët, filmat e të cilëve do të shfaqen sot, u prezantuan nga Drejtori Artistik, Veton Nurkollari.