Princi Leka II shpall datën e martesës Princi Leka II shpall datën e martesës
Princi Leka II ka shpallur edhe datën e martesës me të fejuarën e tij, Elia Zaharia. Çifti do të vendosë kurorë më 8 tetor... Princi Leka II shpall datën e martesës
Princi Leka II ka shpallur edhe datën e martesës me të fejuarën e tij, Elia Zaharia. Çifti do të vendosë kurorë më 8 tetor 2016.
Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një komunikate nga Oborri Mbretëror Shqiptar, ku pas disa vitesh lidhje e më pas fejese kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Trashëgimtari i Fronit Mbretëror dhe artistja u fejuan në Paris më 2010, dhe martesa vjen pas 6 vitesh.

Më herët çifti është shprehur se dëshirojnë të organizojnë një dasmë madhështore sipas protokollit të Oborrit Mbretëror Shqiptar, dhe se kanë në plan të ftojnë shumë familje të njohura mbretërore.