Prizren, ndërrohen tubat e ujësjellësit 61 vjet të vjetër Prizren, ndërrohen tubat e ujësjellësit 61 vjet të vjetër
Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se reduktimet e ujit dje dhe sot kanë ardhur si pasojë e punimeve që po bëhen në... Prizren, ndërrohen tubat e ujësjellësit 61 vjet të vjetër

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se reduktimet e ujit dje dhe sot kanë ardhur si pasojë e punimeve që po bëhen në Ralin, lagje kjo që ndodhet në afërsi të parkut të Marashit, aty ku gjendet edhe lidhja kryesore dhe më e madhe e ujësjellësit të Prizrenit.

Haskuka ka njoftuar se nyjat e gypave të ujësjellësit që janë ndërruar këto ditë janë të vendosura në vitin 1958, dhe të njëjtit kanë shkaktuar humbje në rrjet.

Haskuka ka paralajmëruar për vazhdimin e punimeve, ngase, sipas tij, rreth 50 % e rrjetit të ujësjellësit është nga azbesti dhe i vjetërsuar.

Gjithashtu Haskuka ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe i ka lutur për pak durim për shkak të reduktimeve.