Problemet me shpinë e përjashtojnë yllin e Juventusit nga ballafaqimi me Interin, Allegri ndryshon formacionin Problemet me shpinë e përjashtojnë yllin e Juventusit nga ballafaqimi me Interin, Allegri ndryshon formacionin
Juventusi mund të jetë pa Rodrigo Bentancur për Derby d’Italia kundër Interit nesër, pasi ai po lufton me një problem në shpinë, transmeton Sovrani.info.... Problemet me shpinë e përjashtojnë yllin e Juventusit nga ballafaqimi me Interin, Allegri ndryshon formacionin

Juventusi mund të jetë pa Rodrigo Bentancur për Derby d’Italia kundër Interit nesër, pasi ai po lufton me një problem në shpinë, transmeton Sovrani.info.

Uruguaiani ka qenë i rregullt në skuadrën e Massimiliano Allegrit gjatë disa muajve të fundit, pjesërisht për shkak të lëndimeve të Emre Can dhe Sami Khedira.

Sipas Sky megjithatë, i riu mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e së nesërmes pasi ai ka të bëjë me një problem në shpinë. Kjo mund t’a detyrojë Allegrin0 që të kalojë në një sistem 4-4-2. Kjo do të thotë që njëri nga Paulo Dybala ose Mario Mandzukic të braktisin partneritetin me Cristiano Ronaldon. /Sovrani.info/