Promovohet “Kujtesa e Kosovës –100 rrëfime nga 100 pleq e plaka” Promovohet “Kujtesa e Kosovës –100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”
Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do promovojë dhjetë vëllime të librave “Kujtesa e Kosovës –100 rrëfime nga 100 pleq... Promovohet “Kujtesa e Kosovës –100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”

Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do promovojë dhjetë vëllime të librave “Kujtesa e Kosovës –100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”.

100 rrëfime autentike dhe shumë të çiltëra që shpalosin gjithë botën e përditshmërisë në Kosovë, nga Lufta e Dytë Botërore deri sot, vijnë në rreth 5000 faqe transkriptesh të 100 intervistave me 100 pleq dhe plaka mbi 80 vjeç.

Ky projekt i realizuar ka për qëllim mbledhjen, dokumentimin, publikimin dhe promovimin e historive gojore të personave të moshuar të Kosovës dhe që përmes trajnimit të formohet një model dhe një qendër informative dhe trajnuese për krijimin e një bashkëpunimi të fuqishëm për historinë gojore në mes të studentëve, stafit të Bibliotekës, hulumtuesve të rinj dhe përfaqësuesve joqeveritar.

Promovimi i “Kujtesa e Kosovës –100 rrëfime nga 100 pleq e plaka” bëhet në orën 11:00.