Në kryeqytet mbyllet ekspozita e çmimit Muslim Mulliqi që u hap një muaj më parë Në Prishtinë nesër në mesditë mbyllet edicioni i 11-të...

Në kryeqytet mbyllet ekspozita e çmimit Muslim Mulliqi që u hap një muaj më parë

Në Prishtinë nesër në mesditë mbyllet edicioni i 11-të i ekspozitës së çmimit Muslim Mulliqi, i kuruar nga Artan Shabani u hap më 27 Korrik.

Me këtë rast është paraparë që të promovohet libri i ekspozitës.

Inicuar në vitin 2003 nga Ministria e Kulturës e Kosovës për të promovuar artistët vizual në Kosovë, çmimi “Muslim Mulliqi” u zhvillua në ekspozitën më të rëndësishme për artet bashkëkohore vizuale në Kosovë.

Kjo është një ekspozitë e përgatitur nga kuratorë të vlerësuar ndërkombëtarisht, që përzgjedhin artistët vendorë edhe ata ndërkombëtarë, dhe cilët punojnë gjatë tëre vitit për të prodhuar nje ekspozitë të shkëlqyeshme.

Tani në edicionin e tij të 11-të, çmimi “Muslim Mulliqi” pozicionoi veten si një nga projektet më interesante të artit bashkëkohor në Evropën jugore.