Protesta e opozitës, 37 të arrestuar Protesta e opozitës, 37 të arrestuar
Plot 37 të arrestuar për protestën e së shtunës të opozitës. Po ashtu policia ka proceduar 61 të tjerë. Sipas policisë ata akuzohen për... Protesta e opozitës, 37 të arrestuar

Plot 37 të arrestuar për protestën e së shtunës të opozitës. Po ashtu policia ka proceduar 61 të tjerë.

Sipas policisë ata akuzohen për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Po ashtu ështê proceduar penalisht dhe Gazment Bardhi.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën