Protesta e studentëve, reagon Presidenti Meta: Qeveria të dëgjojë të rinjtë Protesta e studentëve, reagon Presidenti Meta: Qeveria të dëgjojë të rinjtë
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve të Tiranës dhe shumë universiteteve të tjera në vend, marshim i... Protesta e studentëve, reagon Presidenti Meta: Qeveria të dëgjojë të rinjtë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve të Tiranës dhe shumë universiteteve të tjera në vend, marshim i cili zhvillohet për dy ditë rresht në kuadër të kërkesës për heqjen e tarifës për provimet e mbartura të studentëve.

Meta shprehet se po e ndjek me vëmendje protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke e vënë theksin tek nevoja për të adresuar problematikat që studentët po ngrenë në derën e Ministrisë së Arsimit. Kreu i Shtetit ka kërkuar nga qeveria që të dëgjojë protestuesit dhe të adresojë një zgjidhje.

REAGIMI I PRESIDENCËS:

Presidenti i Republikes, Z.Ilir Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.