PS rrëzon propozimin e ri të PD-së për Drejtësinë PS rrëzon propozimin e ri të PD-së për Drejtësinë
Partia Socialiste reagoi sot përmes Erion Braçes lidhur me propozimin e fundit të demokratëve sa i përket Reformës në Drejtësi. Duke folur në Kuvend,... PS rrëzon propozimin e ri të PD-së për Drejtësinë

Partia Socialiste reagoi sot përmes Erion Braçes lidhur me propozimin e fundit të demokratëve sa i përket Reformës në Drejtësi.

Duke folur në Kuvend, Braçe tha se propozimi i PD-së i publikuar dje nuk ka asgjë të re dhe se Basha kërkon të shmangë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit nga procesi.

“Sa i takon reformës në drejtësi, letra e Lu tregon qartë se është kundër vendeve të rezervuara. Nuk ka asgjë të re në ofertën e Bashës. Propozomi i Bashës dje është një mashtrim. E vetmja e re është fakti që Lulzim Basha, jo PD, por Lulzim Basha kërkon të përzëjë nga procesi i ventingut BE dhe SHBA. Ta harrojë Lulzim Basha dhe Sali Berisha që të kenë mundësi të që të kryejnë një proces vetingu për të mbrojtur Gjin Gjonët me shokë, dhe këta gjyqtarë që iu kanë marrë jetën shqiptarëve. Ta harrojnë se do kryejnë proces vetignu pa ndërkombëtarët”, tha Braçe në Kuvend.

Por Partia Demokratike u përgjigj përmes Oerd Bylykbashit, sipas të cilit “në përzgjedhjen e komisionerëve që do bëjnë vetingun, partitë politike nuk do kenë asnjë rol, as në fazën e filtrimit të kandidaturave dhe në asnjë fazë tjetër. Propozimi i PD përcakton ekzaktësisht këtë. Së dyti, nëpërmjet votës sekrete garantohet diçka thelbësore, pamundësinë e plotë për të etiketuar politikisht asnjë prej 12 kandidaturave që do të votohen. Filtrimi jo nga partitë, por nga Gjykata Kushtetuese, me monitorim ndërkombëtar, do të garantojë që kandidaturat nuk kanë ndikim politik”.

Deputeti demokrat u shpreh se “PD ka lëvizur nga propozimi i bërë nga OPDAT dhe Euralius i vendeve të rezervuara, një propozim qartazi i ndërkombëtarëve. Propozimi që bëjmë sot është lëvizje nga propozimi i vendeve të rezervuara. Ajo që bën PS-ja është se vazhdon të propozojë votën e transferueshme, e cila në llogaritë e tyre i jep më shumë pushtet maxhorancës se opozitës”.