Pse 2016’ta ishte viti më i mirë i muzikës? Pse 2016’ta ishte viti më i mirë i muzikës?
Cili ishte viti më i madh për muzikën e të gjitha kohërave? Shumë prej nesh, kur pyeten, me siguri do të zgjidhnin një epokë... Pse 2016’ta ishte viti më i mirë i muzikës?

Cili ishte viti më i madh për muzikën e të gjitha kohërave?

Shumë prej nesh, kur pyeten, me siguri do të zgjidhnin një epokë nga rinia jonë. Disa këngë ose albume që ju kujtojnë shkollën, vitet e adoleshencës suaj rebele ose universitetin janë ato që shumica e njerëzve do të zgjidhnin t’ju riktheheshin çdo herë.

Por jo edhe James Acaster.

Në librin e tij të ri, Perfect Sound Whothing, komediani argumenton se viti 2016 ishte viti më i madh për muzikën. Ai ofron disa argumente mjaft bindëse.

Disa nga albumet që ai nxjerr në pah ishin të njëpasnjëshme dhe jashtëzakonisht të suksesshme. Për shembull, Lemonade nga Beyonce, ose Blonde mjaft i përfolur nga Frank Ocean. Kanye West dhe Radiohead janë gjithashtu të përmendur siç është edhe albumi i fundit i David Bowie, Blackstar, i publikuar disa ditë para vdekjes së tij.

Ndërsa disa albume për të cilat ai shkruan, janë shumë më të paqarta dhe nuk ka gjasa të mbahen mend nga dikush tjetër përveç fansave më të përkushtuar, Acaster thotë se në përgjithësi ishte një vit domethënës për evolucionin dhe inovacionin në muzikë.

“Ne duhet ta ndërpresim këtë shkrim të muzikës moderne, sepse rregullat për atë që ishte viti më i mirë për muzikën e të gjitha kohërave vazhdojnë të bëhen nga njerëz të moshuar. Bleva mbi 500 albume nga viti 2016 … dhe nëse listoj albumet e mia të preferuar tani, shumica e tyre dolën në treg në vitin 2016”.

“Kështu që unë do të isha gënjeshtar nëse do të thoja që ndonjë vit tjetër ishte më i miri për muzikë. Unë thjesht mendoj se ka kaq shumë lloje të ndryshme të muzikës tani, një nivel diversiteti në të gjitha zhanret. Njerëzit vazhdojnë të flasin për vitet e 70’ta, dhe ju keni ende të njëjtat stile si në vitet e 70’ta, por ka edhe më shumë”.

“Muzika vazhdon të përparojë dhe vazhdon të bëhet më emocionuese”.