Pse duhet të hiqni dorë nga “Facebook”-u? Pse duhet të hiqni dorë nga “Facebook”-u?
Jemi nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe këtë e kuptojmë në stilin e jetesës që bëjmë. Sipas shkencëtarëve, njerëzit shohin gjatë gjithë kohës rrjetin... Pse duhet të hiqni dorë nga “Facebook”-u?

Jemi nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe këtë e kuptojmë në stilin e jetesës që bëjmë. Sipas shkencëtarëve, njerëzit shohin gjatë gjithë kohës rrjetin social “Facebook”, sepse i bën të ndihen mirë.

Dëshira për ta përsëritur këtë kënaqësi bën që njerëzit të futen gjatë gjithë kohës dhe i bën ata të paduruar kur nuk kanë mundësi. Kur vendosin që të largohen nga “Facebook”, njerëzve u mungon kjo kënaqësi. Fillojnë të ndihen në faj, shkojnë sërish në “Facebook” për t’u ndjerë sërish mirë, e më pas ndihen sërish keq.

E gjithë ndjenja e fajit për pamundësinë për t’u shkëputur nga rrjeti social, po dëmton vetë psikikën, thotë Allison Eden nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, që realizoi këtë studim.

“Njerëzit bëjnë mirë që ta detyrojnë veten për ta fshirë “Facebook”-un totalisht nga jeta e tyre”, thotë ajo.

Sipas “The Independent”, grupi i ekspertëve realizuan dy studime, duke vëzhguar ata që përdornin “Facebook” dhe ata që e përdornin më pak.

 

Në studimin e parë, njerëzve iu kërkua që të shihnin diçka që kishte lidhje me “Facebook”, si një logo, ose diçka tjetër dhe më pas një simbol kinez. Atyre më pas iu kërkua që të thoshin nëse simboli ishte i këndshëm ose jo.

Ata që e përdornin “Facebook” gjatë gjithë kohës dhe kishin parë një imazh që kishte lidhje me rrjetin social, kishin më shumë gjasë që të thoshin se simboli kinez ishte i këndshëm.

“Njerëzit po mësojnë këtë ndjenjën e shpërblimit kur futen në “Facebook”. Ajo që ne tregojmë me këtë studim është se edhe me diçka kaq të thjeshtë sa logoja e “Facebook”, të parit murin e një miku apo diçka që lidhet me vetë median sociale, është e mjaftueshme për të përcjellë një ndjenjë pozitive”, tha Eden.

Në studimin e dytë, njerëzve iu kërkua që të matnin dëshirën e tyre për t’u futur në “Facebook”. Ata panë se njerëzit i dorëzoheshin tundimit për ta përdorur rrjetin social dhe binin në rrethin e dështimin, që mund të dëmtojë psikikën e tyre.