Pse një selfie është gjëja e parë që duhet ta bëni me fëmijën posa të arrini në plazh Pse një selfie është gjëja e parë që duhet ta bëni me fëmijën posa të arrini në plazh
Me siguri se gjëja e parë që ju vjen në mendje gjatë një dite familjare në plazh mund të jetë të blini akullore. Sidoqoftë,... Pse një selfie është gjëja e parë që duhet ta bëni me fëmijën posa të arrini në plazh


Me siguri se gjëja e parë që ju vjen në mendje gjatë një dite familjare në plazh mund të jetë të blini akullore.

Sidoqoftë, sipas policisë, shkrepja e një selfie duhet të jetë gjëja e parë që duhet ta bëni, transmeton Telegrafi.

Policia e Essex-it iu ka kërkuar familjarëve që shkojnë në plazh të bëjnë fotografi me fëmijën posa të arrijnë në plazh, duke iu rikujtuar atyre se një fotografi e shkrepur së fundmi mund të jetë kruciale në rast se fëmija humbet.

Një zyrtar i policisë ka theksuar se një fotografi e fëmijës e shkrepur gjatë asaj duhet iu ndihmon shërbimeve emergjente jashtëzakonisht shumë në rast se fëmija zhduket.

“Një fotografi e shkrepur së fundmi e fëmijës, duke përfshirë rrobat që i ka pasur veshur, është një ndihmë jashtëzakonisht e madhe për shërbimet emergjente në rast se fëmija zhduket. Fëmijët janë ‘famëkeq’ për të shkuar në aventura pa i treguar askujt dhe mund të humbasin në turmën e njerëzve”, ka treguar zyrtari policor.