Pse po shtohen konfliktet, plagosjet dhe vrasjet në Kosovë? Pse po shtohen konfliktet, plagosjet dhe vrasjet në Kosovë?
Njohësi i çështjeve dhe politikave sociale Vehbi Mujku, ka thënë se Kosova është mbush me individë të cilët falë trashëgimisë së paraardhësve të tyre... Pse po shtohen konfliktet, plagosjet dhe vrasjet në Kosovë?

Njohësi i çështjeve dhe politikave sociale Vehbi Mujku, ka thënë se Kosova është mbush me individë të cilët falë trashëgimisë së paraardhësve të tyre (posedim pronash të shumta), apo pasurimit të shpejtë përmes hajnisë dhe zhvatjes, janë bërë milionerë pa punë dhe duke mos derdh djersë për asnjë cent.

Mujku ka treguar pse po rritet numri i konflikteve, plagosjeve dhe vrasjeve në shoqërinë tonë, teksa ka thënë se secili nga ne në një moment thotë, se çka po të duhet pasuria kur atë nuk ke mundësi ta gëzosh me familjen dhe të afërmit tuaj, e që është fakt i pamohueshëm.

“Shoqëria ka nevojë të vetëdijesohet dhe të mos vjen në situatë që në shekullin që po jetojmë të ndërmjetësoj një hoxhë, një prift, një sheh apo një grup burra për të parandaluar përhapjen e belasë e cila tani më ka ndodhë”, ka thënë ai.

Ky është shkrimi i plotë i Mujkut në Facebook:

“Forca e njeriut është mendja e shëndoshë dhe jo paraja

Kosova është mbush me individë të cilët falë trashëgimisë së paraardhësve të tyre (posedim pronash të shumta), apo pasurimit të shpejtë përmes hajnisë dhe zhvatjes, janë bërë milionerë pa punë dhe duke mos derdh djersë për asnjë cent.
E gjithë kjo sjell edhe humbje të vetëkontrollit, respektit, frikës, njerzillakut, solidaritet dhe arsyejes.

Për pasojë kemi shumë konflikte, plagosje dhe vrasje, dukuri e cila po rritet me të madhe në Kosovë.
Secili nga ne në një moment thotë, se çka po të duhet pasuria kur atë nuk ke mundësi ta gëzosh me familjen dhe të afërmit tuaj, e që është fakt i pamohueshëm.

Ne jemi një gjeneratë e cila duket se po këndellet për të punuar sado pak me disa dokumente, pasi që paraardhësit tanë me dekada të tëra kanë bërë shitblerje përmes fjalës së burrave, besës, odës, kanunit, të cilat sot nuk po përfillen dhe asnjë individë nuk është i përjetshëm, testamenti nuk aplikohet pothuajse fare apo vetëm disa raste të rralla dhe fjalët po i merr era, sidomos kur bëhet fjalë çështje materiale.

Shoqëria ka nevojë të vetëdijesohet dhe të mos vjen në situatë që në shekullin që po jetojmë të ndërmjetësoj një hoxhë, një prift, një sheh apo një grup burra për të parandaluar përhapjen e belasë e cila tani më ka ndodhë”./Gazeta Blic