Pse thuhet se macet kanë shtatë jetë Pse thuhet se macet kanë shtatë jetë
Për macet ekziston një shprehje që thotë se kanë 7 shpirtra dhe shkenca ka zbuluar se është një faktor i brendshëm që i bën... Pse thuhet se macet kanë shtatë jetë

Për macet ekziston një shprehje që thotë se kanë 7 shpirtra dhe shkenca ka zbuluar se është një faktor i brendshëm që i bën macet kaq rezistente.
Sipas një kërkimi të Universitetit të Uiskonsinit të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, macet janë në gjendje të rregullojnë vetë nivelin e  melinës, substanca xhelatinoze që mbron skeletin.

Melina është një përbërës që shkatërrohet lehtë nga sëmundje të rënda si skleroza, çka e bën edhe sistemin imunitar të pambrojtur. Sipas studiuesve, macja ka aftësi të jashtëzakonshme ta konvertojë procesin e prodhimit të kësaj lende.
“Pika më e rëndësishme e studimeve tona flet për procesin e mielizimit që mund të kurojë shumë sëmundje neurologjike. Nga ky kërkim buron kapaciteti i sistemit nervor qendror për të kuruar vetveten”, shprehet Ian Duncan, udhëheqësi i studimit.