Pse TI deputeti/ja im/e sot hoqe dorë nga unë Pse TI deputeti/ja im/e sot hoqe dorë nga unë
Ismet Kryeziu Pse TI deputeti/ja im/e sot hoqe dorë nga unë. Kur do të më përfaqëson mua, kur ti të dëshiron, apo kur unë... Pse TI deputeti/ja im/e sot hoqe dorë nga unë

Ismet Kryeziu

Pse TI deputeti/ja im/e sot hoqe dorë nga unë.

Kur do të më përfaqëson mua, kur ti të dëshiron, apo kur unë kam nevojë të flasësh e të protestosh, me mua e për mua.

Ty deputeti/ja i im/e çka ta merr mendja, a ju ka kthye këtij qytetari dinjiteti i nëpërkëmbur, a jo. A mendon se sot do jetoi me dinjitet, a mendon se ti sot mund të rrish në shpi dhe ta ndjesh veten me dinjitet. Ti deputeti/ja i im/e a kam arsye me protestu sot a jo.

A do të proteston Ti a jo?!

Të qendrova besnik dhe nuk hoqa dorë nga Ti, dhe atëherë kur gjuajte gaz lotsjellës në tempullin e demokracisë, kur krejt mediat e politika vendore e botërore e vendosi ne faqet e para të lajmit. Diçka të pa parë në jetën dhe praktikat parlamentare, na bëre gaz në gjithë boten demokratike në emër timin. Dhe unë të përkraha dhe të arsyetova, nuk hoqa dorë nga ti.

Pse TI deputeti/ja im/e sot hoqe dorë nga unë.

Të ndeja besnik dhe të përkraha atëherë kur i bërë vezët instrument politik dhe e gjuajte kryeministrin e ministrat, kur ja laje sytë duke e gjuajtur me ujë kryeministrin. Unë të arsyetova dhe i kundërshtova dhe kolegët tu të cilët rrinin të heshtur dhe në mënyrë të heshtur të kundërshtonin ty.

Pse sot dhe ti deputeti/ja im/e sot po hesht dhe ti.

Para teje e ula kokën poshtë dhe atëherë, në ditën e pavarësisë të shtetit të cilit protestonim për të ja kthyer dinjitetin e për të ja mbrojtur sovranitetin. Ti u ekzaltove dhe atë ditë ma fyeje flamurin e po këtij shteti për të cilin protestonim bashkë. Unë vërtete e ula kokën dhe u ndjeva i poshtëruar tani nga TI e jo nga kolegët e tu në pushtet, por unë nuk hoqa dorë dhe prape të përkraha.

Pse sot ti deputeti/ja ime ke zgjedhur të mos më përkrahësh, unë prape jamë duke protestuar për shtet m sovranitet

Dhe atëherë kur ju prije turmave që i gjuanin institucionet shtetërore me mollotov, Ti deputeti/ja im/e që fyeje policin, sfidoje shtetin dhe u arratise nga policia, unë nuk hoqa dorë nga ti të përkraha dhe protestova dhe atëherë.

Pse sot Ti deputeti/ja im/e im ku je sot që s’po dukesh askund, pse hoqe dorë nga unë, ku je fshehur apo je rehatuar dhe nga ku po me shikon mua duke protestuar . Nga TV-ja apo ndoshta ke aranzhuar ndonjë vikend jashtë shtetit dhe s’mund të më shikon fare.

Për ty ndoshta ka ndryshuar ndonjë gjë, por për mua s’ka ndryshuar asgjë. Është e njëjta pozitë dhe i njëjti konfigurim politik, Unë edhe sot e ndjej veten qytetar pa dinjitet., a thua Ti DEPUTETI/JA IM/E a je sot Ti me dinjitet.

A ndoshta deputeti i im për ty dinjiteti i im është çamçakëz ta përtypesh e frysh si balon kur të duash e si te duash, a po deputeti im ndoshta ke qejf dhe ti pak te argëtohesh me dinjitetin tim te nëpërkëmbur, edhe ti ndoshta je një nga koleget e tu deputet sikur ata që janë në pushtet e dje ti i akuzoje.

A po ndoshta ti e përcakton se kur kam edhe kur skam dinjitet, kur duhet të protestoi dhe kur duhet të rri në shtëpi i qetë. Ndoshta për atë dhe je deputet sepse je me i përgjegjshëm dhe më i zgjuar se unë, më i dijshëm se unë sepse dhe je përfaqësuesi i im.

A po me përfaqëson sot Deputeti/ja im/e.

Ti deputeti/ja im/e se do duhej që kërkesat e mia të kane vëmendjen tuaj, a po unë duhet të përshtati vëmendjen time ndaj kërkesave tua. A po kërkesat e mia ti përshtat sipas vëmendjes tuaj.

Çka po ta merr mendja se dinjitetin tim duhem me ta dhen ty kur ti ke nevojë për të ngritur adrenalinën tënde, dhe me e përdor për ndonjë kontrabandim të ndonjë kolegu/e deputetei/e , apo shtim të ndonjë kokërr vote që ta garanton ty ngjitjen në pushtet.

Deputeti/ja im/e mos më thuaj se unë dhe ti jemi bërë pjese të këngës se salep sulltanit, mos më thuaj se kjo qeveri dhe ky pushtet që e shanim dje duhet ta lëvdojmë sot .

Me respekt Votuesi i Yt