Pse transferimi i Griezmann është rrezik i madh për Barcelonën Pse transferimi i Griezmann është rrezik i madh për Barcelonën
Formacioni tradicionali i Barcelonës është 4-3-3 – kështu që nuk ofron një vend të sigurt për Griezmannin. Në shumicën e rasteve Griezmann është paraqitur... Pse transferimi i Griezmann është rrezik i madh për Barcelonën

Formacioni tradicionali i Barcelonës është 4-3-3 – kështu që nuk ofron një vend të sigurt për Griezmannin.

Në shumicën e rasteve Griezmann është paraqitur në anën e djathtë për Atleticon dhe kombëtaren e Francës – gjë që nuk ka paraqitur ndonjë sukses të madh për lojtarin, shkruan GazetaBlic.

Përveç kësaj kur Barcelona starton me formacionin 4-3-3, zakonisht Messi luan në anën e djathtë të sulmit – ku ‘majtaku’ është i pazëvendësueshëm në këtë pozitë.

E vetmja mënyrë që Griezmann mund të luajë për Barcelonë si startues është nëse largohet Suarez nga sulmi dhe zëvendësohet me të.

Ndërkaq një lajm i mirë për Griezmanni është fakti se Malcolm dhe Coutinho nuk janë përshtatur ende me skuadrën dhe ka gjasë që francezi të luajë për Barçën.