Publikohet një sekuenc e parë e filmit “Rooftop Story” (VIDEO) Publikohet një sekuenc e parë e filmit “Rooftop Story” (VIDEO)
Xhirimet për këtë film të metrazhit të gjatë kishin përfunduar në tetor të vitit të kaluar ndërsa së shpejti pritet të bëhet e ditur... Publikohet një sekuenc e parë e filmit “Rooftop Story” (VIDEO)

Xhirimet për këtë film të metrazhit të gjatë kishin përfunduar në tetor të vitit të kaluar ndërsa së shpejti pritet të bëhet e ditur edhe data e premierës.

Është publikuar sekuenca e parë e filmit “Rooftop Story” (Histori maje kulmi).
Video sekuenca është publikuar nga regjisori Gazmend Nela i cili njëherësh është bashkëskenarist me Arian Krasniqin.

Në të shfaqet një vajzë e mitur që duket të jetë aktorja Mona Mustafa që e interpreton Yllkën duke vështruar në thellësi nga ballkoni i një ndërtese të lartë në Prishtinë, teksa në sfond dëgjohet një zë i cili thekson se sa shumë ka ndryshuar qyteti.

https://www.facebook.com/gazmend.nela/videos/1234801503219523/

Filmi trajton temën e humbjes, ku personazhi Lumi në një aksident komunikacioni humb gruan dhe djalin e tij dhe më vonë përballet me një gjendje shpirtërore post-traumatike duke i fajësuar sorrat për humbjen e familjes. Ai ia jep një detyrë vetës: t’i zhduk të gjitha sorrat e Prishtinës.

Xhirimet për këtë film të metrazhit të gjatë kishin përfunduar në tetor të vitit të kaluar ndërsa së shpejti pritet të bëhet e ditur edhe data e premierës.

Në këtë film luajnë tre aktorë; Xhevdet Doda në rolin e Lumit, Mona Mustafa që interpreton Yllkën dhe Art Lokaj që luan djalin e vogël Malin.

“Rooftop Story” është prodhim i Frame Production dhe Ikonë Studio ndërsa është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.