Është publikuar traileri i filmit “Bisedë për jetën” i cili do të vjen premierë për publikun më 4 nëntor. Ky film është një dramë...

Është publikuar traileri i filmit “Bisedë për jetën” i cili do të vjen premierë për publikun më 4 nëntor.

Ky film është një dramë psikologjike me skenar të Agim Morinës, regji të Agim Abdullah.

“Bisedë për jetën” prezanton jetën e një poeti kinse të njohur shqiptar, i cili si pasojë e një ngjarje dashurie të dështuar në rini, në moshë të shtyrë heq dorë nga gjithçka dhe vjen deri në prag të vetëvrasjes. Vajza e cila e kishte sjellë në këtë gjendje ishte Anita, ajo vinte nga Kërçova por që kishte studiuar në Spanjë dhe kjo ndodhë në vitin 1976. Nipi i Vullnetit, si një djalë i mençur, kur shkon në fshat e gjen gjyshin në një situatë shumë të rëndë dhe duke dashur të gjejë një zgjidhje ai bënë gjithçka që ta shpëtojë gjyshin dhe ta rikthejë në jetë, është boshti i rrëfimit të këtij filmi.

Këto personazhe vijnë nën interpretimin e aktorit Dibran Tahiri, i cili luan Vullnetin plak, ndërsa aktori Burhan Amiti interpreton Vullnetin në rininë e tij. Në film luajnë edhe Qëndresa Loki, Elmir Sejfullai, Besfort Idrizi dhe Agan Abdulla. Producent i filmit është Bunjamin Kurtishi.

Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme, por edhe duke u rikthyer në kohë, në vitin 1976. Filmi është xhiruar në tre lokacione, në Tetovë, në Shkup dhe në Kërçovë.