Putin: Do të prodhojmë raketa që ishin të ndaluara deri tani Putin: Do të prodhojmë raketa që ishin të ndaluara deri tani
Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia do të prodhojë raketa që ishin të ndaluara deri muajin e kaluar kur një traktat që i ndalonte... Putin: Do të prodhojmë raketa që ishin të ndaluara deri tani

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia do të prodhojë raketa që ishin të ndaluara deri muajin e kaluar kur një traktat që i ndalonte ato skadoi, por do t’i dislokojë ato vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të bënin të njëjtin veprim.

“E thamë haptazi se nuk do të dislokojmë asnjë raketë pasi amerikanët bënë një provë me raketë të tillë”, tha Putini gjatë një konference ekonomike në qytetin lindor të Vladivostokut, përcjell albinfo.ch.

“Ne do të prodhojmë raketa të tilla, natyrisht, por nuk do t’i dislokojmë ato në rajone ku nuk janë shfaqur sisteme raketash me bazë tokësore të kësaj klase të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi presidenti rus.

Pasi akuzuan Rusinë për shkelje të Traktatit të Forcave Bërthamore të Ndërmjetme (INF) për vite me radhë, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht më 2 gusht nga pakti që ndalonte raketat balistike dhe ato Kruz me një distancë nga 500 deri në 5,500 kilometra.