Qëndron apo largohet, Wanda Nara tregon të ardhmen e Icardit Qëndron apo largohet, Wanda Nara tregon të ardhmen e Icardit
Wanda Nara flet për të ardhmen e Mauro Icardi. Gruaja dhe ish-agjentja e futbollistit ka thënë se Muaricio Icardi do të mbetet te Interi.... Qëndron apo largohet, Wanda Nara tregon të ardhmen e Icardit

Wanda Nara flet për të ardhmen e Mauro Icardi. Gruaja dhe ish-agjentja e futbollistit ka thënë se Muaricio Icardi do të mbetet te Interi.

“Mauro do të mbetet këtu. Për të ka rëndësi të madhe se si ndihet familja dhe ne jemi mirë këtu. Të gjithë jemi mirë këtu, situata ështe e qetë dhe po planifikojmë të ardhmen në këtë vend. Mauro është një njeri i madh, i pamposhtur. Mediat janë marrë shumë me ne sa për të bërë lajme, por ne jemi mirë, të qetë dhe të vendosur për të vazhduar” ka thënë Wanda Nara.

Sulmuesi argjentinas është në bisedime me Interin dhe shumë shpejt pritet të merret vendimi për kontratën e re me skuadrën italiane./Indeksonline/