Qentë e shohin në ëndrra pronarin e tyre Qentë e shohin në ëndrra pronarin e tyre
Ekspertët thonë se ka shumë mundësi që qentë e shohin në ëndërr pronarin e vet. Dr. Deirdre Barrett nga shkolla mjekësore e Harvard-it ka... Qentë e shohin në ëndrra pronarin e tyre

Ekspertët thonë se ka shumë mundësi që qentë e shohin në ëndërr pronarin e vet.

Dr. Deirdre Barrett nga shkolla mjekësore e Harvard-it ka shpenzuar vite të tëra duke e studiuar gjumin te njerëzit, transmeton Telegrafi.

Nga përvoja e saj me njerëz, ajo thotë se ka shumë mundësi qe edhe qentë ëndërrojnë për përvojat e tyre të përditshme, njësoj sikur njerëzit.

“Nuk ka ndonjë arsye të mendojmë se kafshët janë ndryshe. Pasi që qentë janë në përgjithësi tejet të lidhur me pronarët e tyre, shanset janë shumë të mëdha se qeni ëndërron për fytyrën dhe aromën tuaj”, ka treguar ajo.

Megjithatë, ajo e ka theksuar faktin se nuk ka ndonjë mënyrë që ta dimë sigurt se çfarë shohin qentë kur ëndërrojnë, ose nëse ëndërrojnë, por thotë se shumica e gjitarëve e kanë të njëjtin cikël të gjumit me të njerëzve.

Pra, futen në një fazë të thellë të gjumit, në të cilën truri është shumë më pak aktiv, dhe pastaj futen në periudhat e aktivitetit që njihet si gjumi REM (Lëvizja e Shpejtë e Syve), në të cilën shfaqen ëndrrat te njerëzit.