Qindra studentë mbulojnë rrugët e Tiranës, lëshohen vezë në drejtim të Ministrisë Qindra studentë mbulojnë rrugët e Tiranës, lëshohen vezë në drejtim të Ministrisë
Qindra protestues nga Universiteti i Arkitekturës e Politeknikut në Tiranë kanë protestues këtë të mërkurë kundër vendosjes së tarifës për kreditet e provimeve të... Qindra studentë mbulojnë rrugët e Tiranës, lëshohen vezë në drejtim të Ministrisë

Qindra protestues nga Universiteti i Arkitekturës e Politeknikut në Tiranë kanë protestues këtë të mërkurë kundër vendosjes së tarifës për kreditet e provimeve të mbartura, që sipas tyre tejkalojnë kushtet normale financiare.
Në ditën e dytë të protestës, studentët janë mbledhur në universitetet respektive ndërsa qindra të tjerë kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit në qendër të Tiranës, madje duke hedhur dhe vezë në drejtim të godinës.

Studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 650 lekësh për kredit të provimeve të mbartura. Studentët thonë se një provim me disa kredit sjell një faturë të lartë financiare dhe të papërballueshme për xhepat e tyre.

“Jam student që nuk frikësohem/ Rezistenca nuk ndalohet” dëgjohet tek thërrasin studentët.

“Duhet të paguajmë 650 lekë për çdo kredit të prapambetur. Është hequr mundësia për të paguar tarifën vjetore me këste”, deklarojnë të rinjtë.

Në një moment të protestës zv/Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dalë përpara protestuesve dhe ka kërkuar që një përfaqësi prej tyre të hyjë në Ministri e të parashtrojë kërkesat. Studentët e kanë refuzuar këtë propozim duke thënë se po presin Ministren Lindita Nikolla që të dalë në rrugë e të flasë me ta.

E njëjta situatë bojkoti ka ndodhur dhe në qytetin e Elbasanit këtë të mërkurë. Studentët kanë lënë orët e mësimit dhe kërkojnë heqjen e tarifës, e vënë në maj të këtij viti.