QKUK po bëhet me shtretër të rinj QKUK po bëhet me shtretër të rinj
300 shtretër të rinj do t’i shtohen prej sot Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Por jo vetëm kaq, pasi numri i tyre pritet të... QKUK po bëhet me shtretër të rinj

300 shtretër të rinj do t’i shtohen prej sot Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Por jo vetëm kaq, pasi numri i tyre pritet të arrijë në 1 mijë brenda pak ditësh. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga vet Ministria e Shëndetësisë. Sipas zyrtarëve të MSh është theksuar se shtretërit e shumtë deri tani kanë qenë të pandërruar prej vitit 1983 dhe se nuk e dijnë pse nuk është bërë ndërrimi i tyre.

“Po, është e vërtet se disa nga shtretërit të cilët janë në klinikat e QKUK-së, nuk janë ndërruar nga viti 1983. Sa i përket asaj se si ka qenë e mundur një gjë e tillë, këtë nuk e dimë. Në fakt, ne nuk dëshirojmë të merremi me të kaluarën dhe atë se çfarë nuk është bërë më parë. Ne jemi të fokusuar në punën përpara dhe asaj se çfarë mund të bëjmë ne”, ka thënë këshilltari i ministrit, Albatrit Matoshi.

Sipas Matoshit ndër prioritet e kësaj ministrie ka qenë pikërisht ndërrim i shtretërve, gjë që po bëhet realitet.

“Pas blerjes së pajisjeve në vlerë prej 3.5 milionë euro për modernizimin e aparaturave në QKUK, brenda vetëm një 1 viti mandat, tani po ndërrohen edhe shtretërit çka nuk ka ndodhur me dekada të tëra. Kontrata për shtretërit është nënshkruar, janë blerë, madje me kënaqësi ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme pritet edhe arritja e kontigjentit të parë prej 300 shtretërve modern. Shtretërit janë me një dhe dy thyerje dhe të pajisur me dyshekë të denjë për qëndrimin e pacientëve të cilët do të shtrohen në klinikat e QKUK-së. Aktualisht kontrata është për 750 shtretër, por ajo pritet të rritet në 1000 sish”, ka shtuar tutje Matoshi.

Ky i fundit ka theksuar se arritja e 450 shtretërve të tjerë do të bëhet brenda pak ditësh. Këta shtretër do të vendosen në të gjitha klinikat e QKUK-së, varësisht nga nevoja.

Prioritet i vendosjes së shtretërve do t’u jepet klinikave ku ata nuk janë ndërruar me dekada. Duhet shtuar se gjendja e klinikave të shumta në QKUK nuk është e kënaqshme por që ndryshimi i këtyre shtretërve sigurisht se do t’u shërbejë më së shumti të gjithë qytetarëve të cilët do të iu duhet të shtrihen në këto klinika të QKUK-së. Gjendja e shtretërve të vjetërsuar shpesh herë ka shpalosur gjendjen reale të shëndetësisë në Kosovë./