Rama akuza të forta Ilir Metës: Edhe mbret po ta bësh… Rama akuza të forta Ilir Metës: Edhe mbret po ta bësh…
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta, pas vendimit të tij të fundit për të anuluar datën e zgjedhjeve... Rama akuza të forta Ilir Metës: Edhe mbret po ta bësh…

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta, pas vendimit të tij të fundit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Ilir është mësuar keq, si s’ka më keq. Bëhet vend e pavend protagonist i një skene, ku nuk mjafton asnjëherë vendi që ka. Jo president i republikës, por mbret të shqiptarëve, madje mbret të gjithë trojeve shqiptarëve Meta nuk do ndihej mirë”, tha Rama.

Një akt brutal dhe i patolerueshëm, e ka quajtur kryeministri dekretin e Presidentit.

“Çfarë kërkon më shumë nga Shqipëria presidenti Meta? Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur hiletë skandalet dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të rilindë, i burrëruar, i penduar, i kthjelluar. Historia nuk e gjen një politikan të dytë që të ketë qenë kaq bujare“, tha Rama, që sipas tij anulimi i datës 30 qershor është një plumb qorr për të vrarë zgjedhjet, në mes fushatës së zgjedhjeve.

“Sot jemi dëshmitarë të një zarari të madh dhe të kotë, të dëmshëm dhe të papranueshëm të Metës. Për cilën arsye në botë presidenti do merrte përsipër shkeljen e kushtetutës duke fshirë firmën e tij me vetë firmën e tij. Pse do bëhen një trillues shkaqesh të paqena. Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha me dy fjalë: Ilir dhe Meta. Shkaqet e kësaj marrëzie nuk mund të kërkohen jashtë këtyre dy fjalëve”.

Kryeministri tha se ai nuk është si të tjerët, ndaj nuk e lejon që të shkelet Kushtetuta. Por sipas tij opozita me në krye presidentin i ka zënë dhimbja e kokës për humbjen.

“Po të isha i shqetësuar për karrigen time dhe për qeverinë do isha më i lumtur, që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve“, tha Rama./ Opinion.al