Rama e quan të turpshëm mosdekretimin e Cakajt nga Meta Rama e quan të turpshëm mosdekretimin e Cakajt nga Meta
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Punëve të Jashtme... Rama e quan të turpshëm mosdekretimin e Cakajt nga Meta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Rama përmes Twitterit ka thënë se vendimi përveç se është antikushtetues, është i turpshëm dhe argumentet e dhëna janë të frikshme.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama.