Rama ultimatum mediave për reklamat e basteve, ja kush nuk e ka zbatuar Rama ultimatum mediave për reklamat e basteve, ja kush nuk e ka zbatuar
Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama se të gjitha mediat duhet të largojnë brenda 24 orëve reklamat e kompanive të basteve dhe kazinove, duket... Rama ultimatum mediave për reklamat e basteve, ja kush nuk e ka zbatuar

Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama se të gjitha mediat duhet të largojnë brenda 24 orëve reklamat e kompanive të basteve dhe kazinove, duket se te RTSH lajmi vjen i fundit.

Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi është shprehur se teknikisht Kryeministri ka rënë sepse nuk ka autoritet në sektorin publik, sepse sipas tij RTSH ka transmetuar për 5 minuta reklamën e një kompanie bastesh.

Por mesa duket dhe Posta Shqiptare po sfidon urdhrin e Edi Ramës pasi në sportelet e saj vazhdojnë të jenë të afishuara logot e një kompanie bastesh, e cila për më tepër ka qenë dhe partnere.Dhe gazetari Gjergji Erebara ka publikuar foton në sportelin e Postës, ndërsa ka shtruar një pyetje ndaj Kryeministrit “A lejohet reklama e basteve në zyrat e Postës Shqiptare?”