Ramiz Kelmendi konfirmon se punëtorja që këputi dorën punon në ‘Elkos’ Ramiz Kelmendi konfirmon se punëtorja që këputi dorën punon në ‘Elkos’
Pronari i ETC dhe Elkos Group, njëherish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka folur për videon e rëndë,... Ramiz Kelmendi konfirmon se punëtorja që këputi dorën punon në ‘Elkos’

Pronari i ETC dhe Elkos Group, njëherish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka folur për videon e rëndë, ku shihet se një punëtore e këput dorën në vendin e punës, transmeton Gazeta Metro.

Kelmendi ka pranuar se gruaja që e ka këputur dorën është punëtore e kompanisë së tij.

“Nuk është punëtore e ETC-së. Është punëtore e Elkos-it në shtetin malazez, nuk është në Kosovë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se zyra për informim e kësaj kompanie tani do të dalë me një shkrim për t’i informuar publikun mbi atë që ka ndodhë.

“Tash zyra për informim e dërgon me shkrim krejtë çka ka ndodhë. Pra kjo që ka ndodhë nuk ka ndodhë në Kosovë, por në Mal të Zi”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Metro.

Megjithëse është pronar i kompanisë ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, ai thotë se ky rast nuk ka të bëjë fare me Kosovën, duke e bartur përgjegjësinë tek përgjegjësi i Elkos në Mal të Zi, që është gjithashtu punëtor i Kelmendit.

“Elkos atje është në emrin tim, por e ka përgjegjësin e vet në Mal të Zi. Kjo ka të bëjë me shtetitin malazez. Objekti është në Mal të Zi, punëtorja është malazeze, ligjet janë malazeze, krejt. S’ka të bëjë me Kosovë fare. Ngjarja ka ndodh nën juridiksionin malazez”, ka thënë Kelmendi.